Përse nuk eksportojmë mish e qumësht?/ Duhet garanci! Jo të gjitha fermat të regjistruara në sistemin që garanton për shëndetin

05/12/2021 20:05

Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë mish dhe produkte të tjera me origjinë shtazore drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas BE, perimet made in Albania janë të sigurta, por mishi dhe qumështi jo. Konsumatorët e BE do të ushqehen me produkte shtazore nga Shqipëria, atëherë kur të cilësohet si I sigurt dhe që nuk vendos në rrezik shëndetin e njeriut.

“Që ne të renditemi tek vendet e BE-së si pjesa e atyre vende që mund të eksportojmë produkte me origjinë shtazore, cilat kushte duhet të plotësojmë? Fillon që nga politikbërja me surveiancën me ndjekje e të gjithë shëndeti të kafshëve, tek identifikimi dhe regjistrimi I kafshëve, pra është gjurmueshmëri e procesit që nga kafsha në fermë e deri tek produkti final. E gjitha kjo mbyllet me monitorimin laboratorik të mbetjeve dhe testeve të tjera të cilat duhet për sëmundje të caktuara të jenë të kontrolluara nga laboratorët shqiptare, në rastin tonë nga ISUV- I që është laborator reference“, tha Valbona Paluka, eksperte e sigurisë ushqimore.

Sistemi I regjistrimit të kafshëve që ndryshe njihet si sistemi Ruda nisi në vitin 2004, por që prej asaj kohë fatkeqësisht jo të gjitha fermat janë të regjistruar. Për të garantuar sigurinë ushqimore, ky sistem është ndër më të rëndësishmit, pasi ky sistem tregon origjinën dhe formën e trajtimit të gjësë së gjallë nga kontrolli veterinar.

“ Po punohet për të perfeksionuar sistemin e identifikim regjistrimit që ne e quajmë ruda, I cili do të ketë mundësi të na tregojë për cdo kafshë të gjallë nga ku origjinon produkti, cili ka qenë cikli I jetës që është I njëtë me ciklin e njeriut, I cili ka patur problem shëndetësore është trajtuar por që është pastruar nga ky trajtim deri sat ë shkohet në produktin final ku kontrollohet nga këto mbetje veterinare në produktin shtazore“, sipas saj.

Kontrolli veterinar dhe ngritja e laboratorëve të analizave të akredituar janë dy ka kriteret bazë që produktet shtazore të jenë pjesë e tregut të BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA