Feijao: Fitorja më gëzon më shumë se tri golat. Titulli? Çdo ndeshje e kemi finale

05/12/2021 08:26

Vitor Feijao realizoi tri gola në fitoren 1-6 që Kukësit arriti në Kamzë përballë Kastriotit.

Fitorja e tretë radhazi në Abissnet Superiore për ekipin e Longos, që renditet në vend të dytë me një pikë më pak se Tirana.

Sulmuesi brazilian, i cili është ngjitur në shifrën e pesë golave në kampionat, shfaqet i lumtur dhe modest në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport

Ndihem shumë i lumtur që kam shënuar tri gola. Jam më i kënaqur që ekipi fitoi këtë ndeshje shumë të vështirë.

Kukësi për titull? Çdo ndeshje është si një finale për ne, duhet të luajmë sa më mirë të mundemi, t’i marrim ndeshjet hap pas hapi.

Sa gola do të shënojmë në stadiumin e ri në Kukës? Jam i lumtur që klubi ka ndërtuar një stadium kaq të mirë”, deklaroi 25-vjeçari latin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA