Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për këtë të shtunë të luajtuara për javën e 11 të Superiores. Kukësi ka arritur të triumfojë me rezultatin e thellë 6-1 në transfertë përballë Kastriotit. Fitore arriti edhe Tirana.
Kryeqytetasit fituan me rezultatin 2-0 përballë Egnatias.
Kukësi në këtë formë merr fitoren e tretë radhazi dhe i ushtron presion Tiranës, duke u renditur në vendin e dytë, vetëm një pikë larg bardhebluve.
Sa i takon kronikës së sfidës, Kukësi e nisi duke shpërdoruar dy raste me anë të Feijao, megjithatë braziliani rikuperoi gabimet me anë të golit në minutën e 24. Braziliani do të shënonte edhe dy herë të tjera këtë ndeshje, në minutat 50 dhe 77.
Golat e tjerë të verilindorëve erdhën nga Luka Milunovic-i në minutën e 42, Gjelbërim Tipi në të 86 minutë dhe Bruno Lulaj në të 90+2 minutë. Goli i “nderit” për vendasit u shënua nga Marin Mudrazija në minutën e 78.
Në sfidën tjetër, Tiranës i mjaftuan dy gola për të dal me tri pikë nga Rrogozhina. Marsel Ismailgeci në minutën e 42 dhe Michael Ngoo në minutën e 45+4 ishin autorët e golave për bardheblutë.
Me fitoren e arritur, Tirana ruan kryesimin në Superiore me 24 pikë. Në vend të dytë ndodhet Kukësi me 23 pikë. Egnatia renditet në vendin e tetë me 11 pikë. Vendi i fundit në Superiore mbahet nga Kastrioti me pesë pikë.
Top Channel