Rregullat që Ghislaine Maxwell që i jepte stafit në vilën e pedofilëve të Epstein: “Mos shih, mos dëgjo asgjë (fotot)

04/12/2021 15:37

Në gjyqin e aristokrates britanike Gislaine Maxwell në New York u tha së fundmi se ajo vepronte si “madama e prostitucionit” të Jeffrey Epstein dhe komandonte shtëpinë e financierit pedofil.

Si pjesë e rolit të saj ajo i jepte stafit të punonjësve të shtëpisë një libër me më shumë se 50 rregulla për të ndjekur mes të cilave përfshiheshin dhe udhëzime si  “mos shih asgjë, mos dëgjo asgjë”.

Maxwell, 57 vjeçarja aristokrate britaniko-hebreje, ish-e dashur e miliarderit amerikano-hebre Epstein, përballet me gjashtë akuza abuzimi seksual dhe trafik të qenieve njerëzore për prostitucion, të cilat ajo i mohon.

Prokurorët thonë se ajo dhe Epstein ishin “partnerë në krim” për rrjetin e trafikimit seksual të vajzave, disa prej të cilave të mitura, por avokatët e saj thonë se ajo ‘po sakrifikohet’ pas vetëvrasjes së dyshimtë të Epstein në burg për të njëjtat akuza.

Ish-kujdestari i shtëpisë së Epstein për më shumë se dhjetë vjet, 71 vjeçari Juan Patricio Alessi, foli dje në ditën e pestë të gjyqit.

Ai tha se Maxwell i kishte dhënë një libër të madh rregullash për stafin e shtëpisë, disa prej të cilave ai i quante “degraduese”.

Në libër përfshihej thuajse çdo aspekt i punës që stafi duhet të bënte në vilën $22milionëshe te Epstein në Palm Beach.

Një kapitull i librit të udhëzimeve përfshinte “kujdesjen dhe marrëdhënien me të ftuarit”, duke iu referuar emrave të njohur të politikës amerikane e britanike që vinin në “shtëpinë e mëkateve”,  me të cilët më pas Epstein “lidhej” ose shantazhonte me videot e abuzimeve me vajzat.

Në të stafi udhëzohej të “mos shikonte asgjë, mos dëgjo asgjë, mos thuaj asgjë”.

Rregullat thonin se punonjësit duhet të flisnin vetëm kur atyre u bëhej një pyetje specifike.

“Mosndërhyrja është çelësi,” thuhet në libër.

Ata nuk duhet t’i drejtoheshin kurrë Epstein, Maxwell ose të ftuarve me duar në xhepa, dhe duhet të kishin gjithnjë mendësinë për “të kënaqur të ftuarit në shtëpi dhe të parashikonin nevojat e tyre.

Një tjetër kërkesë e pakuptimtë ishte përgatitja e dhomës kryesore të gjumit, ku kërkohej që në komodinat të kishte gjithmonë një pistoletë.

Çudia vazhdon më tej teksa stafit që përgatiste makinat e Epstein i kërkohej që të kishte gjithmonë $100 në sirtarin e kroskotit të automjetit.

Stafi duhet të vishte pantallona blu dhe bluza të bardha golfi, dhe këmishë të bardhë me mëngë të gjata në darka.

Shumica e abuzimeve të Epstein ka të bëjë me masazhet seksuale në vilën e tij.

Disa prej viktimave ishin joshur me premtimin për t’u bërë masazhatore të kualifikuara, siç ishte rasti i akuzueses më të njohur Virginia Roberts.

Shumë udhëzime kishin të bënin me tryezat e masazhit të pedofilit Epstein, të cilat duhet të pastroheshin e dezinfektoheshin, si dhe të kishte përherë peshqirë të mëdhenj pranë tyre.

Gjyqi vazhdon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA