Pamje dramatike vinin sot nga Serbia teksa mijëra njerëz bllokuan me forcë autostradat duke protestuar kundër planeve të qeverisë për miniera litiumi në vend.

Demonstruesit bllokuan rrugët kryesore në disa qytete të vendit kundër planeve të qeverisë Vuçiç për lejimin e gjigantit anglo-amerikan Rio Tinto për të nxjerrë litium.

Në kryeqytetin Beograd protestuesit bllokuan autostradën kryesore dhe urën që lidh qytetin me periferinë.

Ata brohorisnin slogane anti-qeveritare dhe mbanin pankarta kundër projektit të minierave.

Protesta më të vogla u mbajtën në qytete të tjera serbe teksa në qytetin verior Novi Sad pati përleshje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

“Ata lejojnë kompani të huaja të bëjnë çfarë të duan me vendin tonë”, tha për rrjetin AFP ekonomistja 56 vjeçare Vladislava Cvoric.

Protesta e sotme vjen pas një demonstrimi ku njerëz të maskuar sulmuan protestuesit, duke nxitur akuza se qeveria po përdorte huliganë për të shtypur lëvizjen.

Depozita të konsiderueshme litiumi janë gjendur në qytezën perëndimore serbe Loznica.

Aty kompania e përfolur anglo-amerikane po blen tokë por ende pret miratimin zyrtar për nisjen e projektit.
Kritikët akuzojnë president Aleksandar Vucic se po përgatit shpronësime të jashteligjshme të tokës, pa u merakosur për dëmet mjedisore.

FOTO GALERI
2/9
Ata protestonin kundër planeve të qeverisë për miniera litiumi në vend.

Top Channel