Kastrioti-Kukësi/ Publikohen formacionet zyrtare, Longo surprizon me një 18-vjeçar

04/12/2021 13:10

Me një pikë të grumbulluar në 5 ndeshjet e fundit që i shtohet edhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë nga një skuadër e Kategorisë së dytë si Flamurtari janë një tregues që situata te Kastrioti nuk është aspak pozitive.

Kundërshtari i radhës në kampionat për krutanët është Kukësi që ka shansin të ngjitet në krye të Abissnet Superiores në rast fitoreje dhe një ndalese të Tiranës, prandaj verilindorët nuk mund të konsiderohen si rivali ideal që skuadra e Ramadan Ndreut të bëjë kthesën. Sot në Kamëz do të sfidohen skuadra me formën më të dobët dhe ekipi që ka bërë më mirë në javët e fundit në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione, shkruan Super Sport.

Formacionet zyrtare:

Kastrioti(4-3-3):Vata, Rami, Hussein, Karakaçi, Neziri, Onanuga, Ogebugwo, Basha, Prodani, Greca, Ajazi
Trajner: Ramazan Ndreu

Kukësi(4-3-3):Tafas, Domi, Lulaj, Hila, Ndreca, Gj.Taipi, Sula, Sh.Taipi, Feijao, Basa, Milunovic Trajner: Diego Longo

Shifra dhe fakte:

-Në fazën e parë Kukësi ja doli të fitonte 3-1 me përmbysje ndaj Kastriotit në Elbasan Arena me ndeshjen që u vendos nga dygolëshi i kroatit Edi Basa.

-Sezonin e kaluar Kastrioti ishte “macja e zezë” e Kukësit pasi e mposhti plot 3 herë duke i marrë 9 pikë.

-Nga 19 gola që ka shënuar skuadra e Diego Longos në këtë sezon, 10 i ka dyshja Basa-Milunovic, ndërkohë Kastrioti ka shumë probleme në sulm teksa dy shënuesit më të mirë janë Arbër Basha dhe Spartak Ajazi me nga dy gola secili.

-Në 5 javët e fundit Kukësi është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në Abissnet Superiore, plot 12.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA