Në ora 18:30 do të fillojë derbi gjerman i njohur ndryshe si “Der Klassiker” ku skuadra e Borussia Dortmundit pret në shtëpi kampioni aktual të Bundesligës Bayern Munich.
Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në xhiron e fundit, ku Dortmundi e mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Wolfsburg, kurse Bayerni shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Arminia Bielefeld.
Momentalisht, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, të dy skuadrat i ndanë një pikë dhe një vend në tabelë, ku Bayerni zë vendin e parë me 31 pikë, krahas Dortmundit që renditet i dyti me 30 sosh.
Sa i përket mungesave të lojtarëve, në ndeshjen e sotme te Dortmundi mungojnë Akanji, Burki, Hazard, Morey Bauza, Moukoko, Reyna, Shmelzer dhe Unbehaun, kurse te Bayerni nuk do të paraqiten Cuisance, Kimmich, Sabitzer, Sarr dhe Stanisic.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Borussia Dortmund (4-3-2-1): Kobel; Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiro; Can, Witsel, Brandt; Reus, Malen; Haaland
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Tolisso, Goretzka; Coman, Muller, Sane; Lewandowski
18:30 Borussia Dortmund – Bayern Munich (Stadiumi Signal Iduna Park)
Top Channel