“Avioni privat i Ramës”/ Basha nxjerr shifra: Shpenzon 15 mijë dollarë vetëm në një orë. Vettingu mund të ndryshojë situatën!

04/12/2021 15:26

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se shpërdoron miliona për fluturimet e tij me avionin privat.

Basha thotë se vetëm në një orë, shpenzimi për fluturimet e Ramës është 15 mijë dollarë.

Kryedemokrati ka publikuar shifrat nga raportet e huaja, ndërsa thekson se shpërdorimi i taksave i vendit më të varfër në Evropë tregon se është i domosdoshëm vettingu në politikë.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka konsideruar vetting-un në politikë si shpagim për shqiptarët që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet e larta, pasi janë lodhur së paguari faturat e korrupsionit 30-vjeçar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA