Shiu përmbyt Shkodrën, sistemi i kullimit jashtë funksionit

03/12/2021 12:19

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qytetin e Shkodrës këtë mesditë.

Brenda pak minutash, shumë rrugë të qytetit janë përmbytur, ndërkohë që sistemi i kulimit nuk po funksionin.

Shkodra është një nga qytetet më problematike, ku mjaftojnë pak minuta reshje shiu dhe kanalizimet bllokohen e rrugët mbushen me ujë.

Ditët e fundit janë karakterizuar nga moti i keq, rehsje të dendura shiu e dëborë në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 18°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 6 ballë.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA