Shi apo diell? Berisha shqetësohet: I vetmi vend ku mund të mblidhemi është Air Albania, por nuk e dimë motin

03/12/2021 17:58

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i PD, që është thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor.

Në takimin  me demokratët në Bilisht gjatë ditës së sotme, ish kryeministri ka bërë me dije se në datën 11 mund të mblidhen në stadiumin Air Albania pasi është i vetmi vend ku mund të futen 7600 delegatë.

Berisha: Do mblidhemi më 11. A e dini ju që nuk ka preokupim më të madh për mua e për ju se ku do të mblidhemi 7600 vetë. I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi serioz me numrin e me të gjitha është Air Albania, por motin nuk e dimë. Partia e kombit më të madh në Europë, e kombit gjerman, partia kryesore e ka Kuvendin me 930 delegatë. Peng Basha e bëri Kuvendin me 7600 delegatë që të mos dijë kush se ku fillon e ku mbaron, që të mos merret vesh se kush voton e kush jo, që të jenë disa në sallë e të tjerë në lulishte.

Top Channel