67 numërues rrezikojnë burgun për arsye se kanë tjetërsuar votat e preferenciale për kandidatët në zgjedhjet e 25 Prillit.
CELIBASHI: Në total janë 67 numërues të 18 grupeve të numërimit të votave. Është konstatuar se kanë tjetërsuar votat e kandidatëve preferencial.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të kallëzojë penalisht të gjithë anëtarët e grupeve numërimit te vota duke mos bërë dallimin midis numëruesve të PD apo PS.
CELIBASHI: Janë të gjithë përgjegjës ligjërisht, organi i akuzës të përcaktojë se kush ka kryer shkelje.
Në prokurori u referuan edhe 20 raste të votimit të dyfishtë.
Celibashi: Janë kallzuar 20 raste, nuk është rastësi që rezultojnë në dy qendra votimi.
Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi i kërkoi KAS gjobitjen e 32 sekretare të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor pas shkeljeve të konstatura ditën e zgjedhjeve.
Top Channel