Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Zef Gjoka ka dhënë dorëheqjen.

Gjoka e ka paraqitur dorëheqjen në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, ndërsa nuk dihen ende arsyet e vendimit të tij, i cili erdhi vetëm pak ditë para dy Kuvendeve që kjo forcë politike ka vendosur të mbaje, atë të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe atë të 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha.

Kujtojmë se Gjoka u zgjodh në krye të PD-së së Lezhës në vitin 2018, ndërsa më parë ka qenë edhe deputet i kësaj force politike.

Raportohet se në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA