Tashmë që Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për zgjedhjet 30 Qershorit topi është në fushën e presidentit Ilir Meta për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki.

Erion Veliaj drejtues politik i PS Tiranë në një intervistës për gazetarin e Top Channel  Muhamed Veliu fillimisht komenton vendimin e kushtetueses.

Muhamed Veliu-Cili është komenti juaj për vendimin  e Gjykatës Kushtetuese?

“Vendimi i gjykatës ishte vetëm përforcues, i vendimit të “Venecias”, i vendimit të KQZ-së dhe i njohjes publike të zgjedhjeve. Çdo gjë ka një afat skadence dhe çdo punë e jona e ka një kontratë. Kur kontrata mbaron, ose duhet të ketë një ripërsëritje të kontratës ose intervistohet të vijë në punë dikush tjetër”, tha Veliaj.

Muhamed Veliu-PS e ka traditë bërjen e sondazheve. Nëse këtë të dielë në 6 bashki zhvillohen zgjedhjet sa bashki fiton e majta?

“E majta merr automatikisht katër nga gjashtë bashki dhe për dy të tjerat jemi “kokë më kokë”, sepse gjykoj që mungesa e fokusit nga problemet e njerëzve të kundërshtarëve tanë dhe fokusi për foltore dhe karrige ka bërë që publiku të kuptojë shumë qartë se kush janë ata që po luftojnë me ide dhe plane për të përmirësuar qytetet dhe kush është duke luftuar për një karrige”, tha kryebashkiaku Veliaj

Alfred Rrushaj kreu grupit parlamentar të Partisë Demokratike tha për Top Channel  se janë duke e studiuar vendim e gjykatës kushtetuese dhe do të kenë një reagim zyrtar. Zoti Rrushaj theksoi se kur të shpallen zgjedhjet do jemi te gatshëm të marrim pjesë dhe të fitojmë.

Presidenti  Ilir Meta ka deklaruar se do marrë kohen  e  nevojshme për  te studiuar vendimin e kushtetueses. Pas këtij vendimi është radha e kreut te shtetit te shpalle zgjedhjet e reja për 6 bashkitë pa kryetar të zgjedhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA