Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ajo bëri të ditur se është miratuar një vendim për mbrojtjen e konsumatorit për aq kohë sa qytetarët blejnë produkte online, brenda dhe jashtë vendit.
“Vendimi që kaluam sot ka të bëjë me tregtinë elektronike, me atë online. Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur një rritje të fluksit të kësaj kategorie dhe pas pandemisë duket se konsumatorët janë mësuar me këtë formë dhe kanë vijuar ta përdorin.
Vendimi ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit me disa saktësime të elementëve që duhet të kenë kontratat e këtij lloj tregtimi me qëllim që konsumatori kur blen një produkt online të jetë i mbrojtur. Ka të bëjë me saktësimin e periudhës së kthimit të mallrave që tashmë është 14 ditë. Nga dita që konsumatori merr mallin në shtëpi ka të drejtë 14 ditë që ta kthejë mbrapsht. Po ashtu ka një siguri më të lartë në shërbimet e pagesave”, tha ministrja Ibrahimaj.
Top Channel