Berisha: Më 11 dhjetor shkojmë rithemelojmë PD dhe pluralizmin shqiptar

03/12/2021 18:17

Në takimin me demokratët në Bilisht, ish kryeminsitri Sali Berisha ka thënë se në Kuvendin e 11 Dhjetorit do të shkojmë drejt rithemelimit të PD dhe pluralizmit shqiptar.

Berisha theksoi se do të bashkohen demokratët për partinë e vlrave, traditave dhe të iniciativës së lirë.

Sali Berisha: Shkojmë të sigurt drejt 11 Dhjetorit të firmosim së bashku. Të inagurojmë monumentin madhështor të rithemelimit të PD dhe pluralizmit shqiptar, të shtrimit të kësaj partie në atë të vlerave dhe traditave të shkëlqyera shqiptare, në partinë e iniciativës së lirë. Koha është ajo që ju thirri ju në skenë, është ajo që ju bashkoi ju në këtë lëvizje të fuqishme.

Shqipëria është vendi me çmimet më të larta në rajon sot. Ju paguani më shtrenjtë se të gjithë qytetarët e Europës. Pandemia pllakosi Europën dhe botën, mori më shumë jetë në Shqipëri se në çdo vend të Europës. Kjo sepse sistemi shëndetësor është fund e krye i shpartalluar sepse vidhet dhe vetëm vidhet. I tillë është edhe arsimi në Shqipëri. Ju paguani për të shkolluar fëmijët në universitete.

Top Channel