Arthur dështim, “Zonja e Vjetër” kërkon mesfushorin e Gladbachut

03/12/2021 13:23

Denis Zakaria, mesfushori i kombëtares zvicërane dhe Borussias së Mönchengladbachut, është objektivi kryesor i Juventusit për merkaton e dimrit.

Mesfushori përfundon kontratën e tij më 30 qershor dhe nuk do të rinovojë me klubin e tij aktual.

Transferimi i mundshëm i zvicëranit në Torino do të nënkuptonte largimin e mesfushorëve Ramsey dhe Arthur.

Braziliani mbërriti në Torino një vit e gjysmë më parë, por asnjëherë i justifikoi 72 milionët e shpenzuar për blerjen e tij. Juventusi dëshiron ta heqë qafe, por është i vetëdijshëm për vështirësinë e transferimit të tij, ndaj kërkon një ekip të gatshëm për ta marrë në huazim.

Kujtojmë që për Arthur “Zonja e Vjetër” hoqi dorë nga Miralem Pjanic, që gjithashtu rezultoi një investim i dështuar te Barcelona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA