Alec Baldwin fajëson viktimën, në intervistën për vrasjen makabre të kinematografes në xheshxhirim (fotot)

03/12/2021 18:10

Megjithse të gjithë mendonin se aktori amerikan Alec Baldwin nuk mund të binte më poshtë se kaq, pas asaj që ndodhi në xheshxhirimin filmit të fundit, dje në një intervistë ai dukej se i vinte fajin vetë viktimës Halyna Hutchins, për faktin që u qëllua për vdekje.

“Çdo gjë ishte në drejtim të saj” , tha Baldwin në intervistën me gazetarin George Stephanopoulos të transmetuar dje në SHBA.

“Unë e mbaj armën aty ku ajo më tha ta mbaja,” tha Baldwin, “e cila përfundoi mu poshtë sqetullës së saj. Këtë më thanë të bëja, nuk e di …”

Por sipas mediave amerikane kishte “tepër gjëra që Baldwin nuk i di”.

Gjithashtu intervistuesi Stephanopoulos, i rrjetit ABC akuzohej se kërkonte të mbështeste justifikimet e aktorit, pas nuk sfidoi asnjë nga pretendimet e tij, edhe kur Baldwin tha se “nuk e kishte tërhequr fare këmbëzën” dhe se arma shkrepi vetë.

“Unë nuk i drejtoj asnjëherë armën askujt,” tha Baldwin megjithse pranoi më herët se viktima Hutchins i kishte thënë t’i drejtonte armën, dhe ai e bëri.

“Plumbi doli nga gryka e asaj arme që ishte drejtuar pikërisht ndaj saj,” ka thënë ish-agjenti i FBI, Bobby Chacon, i cili tani punon si konsulent sheshxhirimi në Hollywood.

“Plumbi nuk merr kthesa, këtu nuk jemi si te ‘Matrix.’ Duhet të tërhiqet këmbëza që të lëshohet plumbi.”

Ndërsa specialisti i armëve të zjarrit Steve Wolf, tha: “Nuk kam dëgjuar ndonjëherë për një armë që të qëllojë vetë. Revolveri me një veprim Colt që mbante Baldwin, mund të qëllojë lehtë, por gjithsesi këmbëza duhet të tërhiqet”.

Ndoshta Baldwin është në një fazë mohuese nga tronditja. Por do të ishte një interpretim shumë bujar, pasi është e vështirë të ndjehesh bujar ndaj një burri që është sjellë në mënyrë të përçmueshme, shkruhej në interpretimin e çështjes nga e përditshmja amerikane NewYorkPost.

Kjo pasi pak pas ngjarjes, ata kishin shkuar për pushim në Vermont, duke bërë pazar në një dyqan Ralph Lauren e më pas në një tavernë lokale, siç ishin fotografuar nga paparacët.

E përditshmja quan më tej Alec Baldwin, një nga “gangsterët më të mëdhenj të Hollywood, që me tërbimet e frikshme në sheshxhirim shkatërronte dashurinë e prodhimit të një filmi.

Sipas tyre, intervistuesi Stephanopoulos është po aq me faj, për një linjë të turpshme pyetjesh të kota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA