Zheji: Rikthimi i Berishës, shanc i artë i Kryeministrit, Bushati: Rama ka punuar për këtë ditë

02/12/2021 22:57

Analisti Artur Zheji në studion e emisionin “Open” tha se rikthimi i Berishës është një mundësi e artë për Kryeministrin Edi Rama, sepse kështu do të ketë një ‘copëtim’ të mëtejshëm të partisë kryesore të opozitës, PD-së.

“Një gjë është e qartë rikthimi i Dr. Berishës do të jetë një shanc i madh për Ramën, sepse do ketë një copëtim të mëtejshëm të PD. Para zgjedhjeve të 25 prillit dolën si kërpudha nja 5 parti të djathta, përfshi atë që drejtonte Topalli, të cilat kafshuan nga një çikë të gjitha nga elektorati i PD. Me motive personale, me motive politike, s’ka rëndësi. E drejta për të bërë politikë është një e drejtë kushtetuese, mendoj se kjo çarje në mandatin e tretë të Edi Ramës i garanton atij mandatin e katërt. Dikush më pyeti edhe tha paska lindur me këmishë? I thashë jo ka lindur me pallto, se kaq shumë fat ka që partia kryesore e opozitës po përçahet. Kjo është një çarje evidente!”, tha Zheji.

Këto fjalë i mbështet edhe analisti Andi Bushati, i cili tha se Rama ka punuar për këtë ditë, dita që Partia Demokratike do të përçahet!

“E dirigjuar dhe orkestruar nga Rama. Nuk është me fat, ka punuar për këtë punë! I shkojë ambasadorja amerikane i tha hiqe nga parlamenti, jo i tha nuk më duhet të heqë Berishën, dua të përçajë PD dhe PD përçahet vetëm duke e heq Luli dhe jo unë. Ka punuar me skemë Edi Rama bravo i qoftë!”, u shpreh Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA