Zbulohet arsyeja e mungesës së Wandas dhe Mauros në festën e Messit

02/12/2021 14:08

Rikthehet qetësia në familjen e Wanda Narës dhe Mauro Icardit. Mes fotove romantike dhe dedikimeve plot ndjenjë, të dy kanë rizbuluar dashurinë në çift.

Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesën tjetër të jetës së tyre private, të paktën sipas thashethemeve që vijnë nga Argjentina.

Në fakt, duket se një lojtar i kombëtares, partneri i Icardit te PSG-ja, ka “probleme personale” me Wandën. Nëse Muaro dhe partnerja e tij nuk ishin të pranishëm për të festuar Topin e Artë të shtatë të Leo Messit, faji është i tij. Por kush është ky lojtar?

Bëhet fjalë për Leandro Paredes, që bashkë me Di Marian ka qenë organizator i festës. Messi, pavarësisht se kurrë nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me Icardin, do të kishte dashur që çifti i zëshëm të ishte i pranishëm, por Paredes ka një problem personal me Wandan kështu që e ka shmangur praninë e saj në festë.

Mediet në Argjentinë, që e kanë trajtuar gjatë e gjerë këtë çështje nuk kanë zbuluar më shumë detaje nga marrëdhënia e tensionuar mes Paredes dhe Wanda Naras./supersport/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA