Vaksinimi me detyrim? Rama bën dozën e tretë dhe paralajmëron administratën: Nuk do të shkoni dot në punë pa vaksinë

02/12/2021 11:50

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte u vaksinua me dozën e tretë përforcuese kundër koronavirusit. Në fjalën e tij para gazetarëve kryeministri u bëri apel të gjithë punonjësve të administratës shtetërore që të vaksinohen, pasi do të vijë një ditë që nuk do të kthehen më në punë.

Nëpunës të këtij shteti të vaksinohen se mund të vijë momenti që të ndalohen të shkojnë në punë pa pasur kartelën e vaksinimit online e s’do paguhesh nga taksat e qytetarëve pse s’duan të vaksinohen. U them gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike në punën e tyre që të vaksinohen se mund të vijë momenti s’do lejohen të hyjnë në markete e dyqane, të gjithë atyre që kanë dyqane se mund të vijë momenti që do u mbyllet dyqani, e kështu me radhë të gjithëve. S’mundet dot që për shkak se një pjesë i bën karshillëk shëndetit të vet e të familjarëve. Unë nuk e kuptoj qartë nga gjithë çfarë po ndodh pas vaksinimit aq më tepër sot ku gjithë bota është e shqetësuar për variantin e ri por prapë së prapë është e sigurt që vaksina mbron”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se mund të merret vendimi për të mos lejuar të futen në Shqipëri të gjithë personat e pavaksinuar.

Është e sigurt që vaksina mbron, shpëton jetën. Ata që janë të vaksinuar e kalojën lehtë sëmundjen, të pavaksinuarit përfundojnë në kthetrat e vdekjes. Mesazhi sot është i qartë. Ne po ndjekim të gjitha diskutimet me Komitetin përkatës dhe duke parë çfarë po ndodh, mund të vijë dhe vendimi që kush do të vijë në Shqipëri, duhet të tregojë që është i vaksinuar dhe nuk do lejohet të futen të pavaksinuarit këtu”, tha Rama.

Kryeministri më tej u bëri thirrje që njerëzit t’i besojnë shkencës dhe jo delirantëve në internet. Ai tha se vaksina kundër COVID-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja.

Unë bëra sot vaksinën e tretë me zgjedhje të rastësishme, sepse nuk e kuptoj dot se si në shekullin e 21 nuk i besohet shkencës, por disa delirantëve në internet. Nga Amerika në Australi, dhe u është hap goja atyre që s’kanë lidhje me humanizmin dhe shëndetin publik. Kjo është skandaloze dhe e turpshme, dhe ne vend ti besosh shkencës dhe fakteve, se vaksina të mbron nga vdekja, çfarë mund të thuhet tjetër sot. Ne kemi bërë çmos që mos ngarkojmë psikologjikisht e mos stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë, duhet të jemi të qartë për një gjë, ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë të dalë ku të dalë se mbajmë përgjegjësi”, tha ai.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Parlament u bëri apel qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë masat anti-COVID.

Në Shqipëri, 47 % është mbulesa vaksinale me të paktën një dozë. 42% e popullatës target mbi 16 vjeç. I referohem ketu shifrave për grupin që kemi synim të vaksinojmë sepse do të doja këtu të jepja dhe një informacion tjetër që është po kaq i rëndësishëm. Nga sot çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri me dije se qeveria ka garantuar financimin për vaksinat, me qëllim përmbushjen e programit kombëtar të vaksinimit anti-COVID dhe se kostoja e tyre deri tani është 36 milionë dollarë.

“Deri më sot, qeveria shqiptare ka financuar për blerjen e vaksinave anti-COVID 36 milionë USD. Kemi parashikuar edhe 27 milion dollarë për vitin e ardhshëm, me qëllim përfundimin e programit kombëtar të vaksinimit anti-COVID. Kjo marrëveshje që sjellim sot për miratim lehtëson procedurat për vaksinat Pfizer që dhurohen nga shtetet e tjera, gjë që na ndihmon në rritjen e disponibilitetit të vaksinave në një kohë shumë të shpejtë”, bëri me dije Manastirliu.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer në total 2,111,797 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Janë kryer 1,075,332 doza të para; 965,964 doza të dyta; 70,501 doza të treta.

FOTO GALERI
5/37

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA