Video/ Barcelona e bën dramë në “Camp Nou”, katalanasit munden me dy gola nga Atletico dhe rrezikojnë eliminimin
Në verë rrugët mes Manchester City dhe Bernardo Silvës mund të ishin ndarë, pasi ylli portugez kërkoi largimin, madje emri i tij u lakua edhe për një kalim të mundshëm te Milani.
Por papritur me urdhër te Pep Guardiolës, drejtuesit e Manchester City e nxorrën nga merkato Bernardo Silvën dhe bënë zgjedhjen e duhur pasi deri tani portugezi ka zhvilluar një sezon për t’u vendosur në kornizë me Citiziens. Me 5 gola në 13 ndeshje me Citiziens në Premier League, i fundit në fitoren 1-2 ndaj Aston Villas, Silva është në superformë dhe për këtë marrë vlerësimet e trajnerit Pep Guardiola.
“Është më i miri, ishte edhe para tre vitesh kur arritëm kuotën e 98 pikëve në kampionat, dhe është ende edhe sot. Ka shënuar një gol fantastik ndaj Aston Villas. Kur një lojtar ka këto cilësi siç i ka Bernardo Silva, varet vetëm nga ai. Ai është një lojtar i një tjetër niveli, më i miri i Premier League për mendimin tim”, theksoi Pep Guardiola.
Top Channel