“Nuk është faji i Sali Berishës”/ Topalli replikon me analistin Artur Zheji

02/12/2021 21:50

Në studion e “Open”, debati nisi pasi Jozefina Topalli tha se Sali Berisha ka më shumë mbështetje se sa kreu i PD, Lulzim Basha.

Sipas Topallit, nuk është faji i Sali Berishës që e duan njerëzit. Ajo përmendi foltoren, por nga ana tjetër nuk dha detaje mbi firmat, mënyrat si është votuar, kush janë delegatët. Por analisti Artur Zheji e kundërshton pretendimin e saj duke thënë se “Foltorja” u përdor për të nxjerrë anëtarësinë kundër Bashës.

Zheji: Për Topallin, Berisha është njeriu i duhur për PD. Foltoret e Sali Berishës ishin një përdorim për të motivuar anëtarësinë që të dalë kundër Bashës. Nga ana tjetër, Basha ka tashmë një mori vështirësish dhe problemesh të mbivendosura prej 8 vitesh. Ai ka një parti të përçarë, të demoralizuar nga humbjet, të sulmuar nga të gjithë faktorët, brenda dhe jashtë saj, çfarë ka sjellë, ndër të tjera, një konsumim të vetë kryetarit. Në rastin e një fitoreje të tij përballë Berishës (që duket se do jetë skenari më i mundshëm) sfida e tij do të jetë shumë e vështirë, për të zbutur dëshpërimin dhe agresivitetin e krijuar gjatë kësaj përballjeje, por edhe për t’u shkëputur nga modeli politik i këtyre 8 viteve.

Top Channel