Çështja “Peng Shuai”, WTA pezullon të gjitha aktivitetet në Kinë

02/12/2021 11:43

Federata e Tenisit të Femrave (WTA) ka njoftuar pezullimin e menjëhershëm të të gjitha turneve në Kinë për shkak të ngjarjeve që lidhen me tenisten kineze, Peng Shuai.

35-vjeçarja u zhduk për tri javë, pasi akuzoi një zyrtar të lartë kinez për sulm seksual (ish-zëvendëskryeministrin e vendit).

Shefi i WTA, Steve Simon, deklaroi se kishte “dyshime serioze” nëse se Peng vërtet ishte “e lirë, e sigurt dhe nuk po i nënshtrohej terrorit”.

Me ndërgjegje të pastër, nuk e shoh se si mund t’u kërkoj sportisteve tona të garojnë atje”,  theksoi Simon.

E menjëhershme kundërpërgjigjja nga Kina, me zyrtarët e vendit aziatik që pretenduan se “po politizohet sporti”.

Lajmet për pezullimin e turneve të WTA në Kinë janë zhdukur nga interneti në vend, megjithëse llogaria e WTA në faqen sociale kineze Weibo është ende e disponueshme. WTA ka kërkuar vazhdimisht një hetim të plotë mbi pretendimet e Peng. Shqetësimi ishte i madh kur Peng akuzoi ish-zëvendëskryeministrin, Zhang Gaoli, për sulm seksual.

Ajo tha se ishte “e sigurt dhe mirë” gjatë një bisede-video me Thomas Bach, presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, në nëntor. Megjithatë, WTA theksoi se videoja ishte “provë e pamjaftueshme” për sigurinë e Peng.

Në një deklaratë të gjatë, Steve Simon këmbënguli se ishte “shumë i shqetësuar” për rreziqet që lojtaret dhe stafi mund të përballnin nëse aktivitetet do të organizoheshin në Kinë, sipas programit fillestar, në vitin 2022.

Udhëheqja në Kinë nuk e ka trajtuar këtë çështje shumë serioze në mënyrë të besueshme. Nëse njerëzit e fuqishëm mund të shtypin zërat e grave dhe të fshijnë akuzat për sulme seksuale, atëherë baza mbi të cilën u themelua WTA – barazia për femrat – do të pësonte një goditje të rëndë. Nuk mund ta lejoj që kjo të ndodhë me WTA dhe sportistet e saj”, theksoi më tej Simons./supersport/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA