Drejtori në sektorin financiar-teknologjik të Facebook-ut, David Marcus, ka njoftuar sot se në fund të vitit largohet nga kjo kompani për të filluar punën për diçka të re.
Marcus drejtoi përpjekjet e Facebook për të zhvilluar një kriptovalutë të njohur si “Diem” dhe një aplikacion digjital të portofolit të quajtur “Novi”, dhe largimi i tij paraqet sfida për njësinë financiare dhe teknike të kompanisë, sipas Reuters. Në tetor, politikanët po bënin thirrje hapur që Facebook të hiqte dorë nga planet për kriptovaluta. Aso kohe, Marcus tha se mbështetja për “Diem” nuk ka ndryshuar dhe se synojnë të lansojnë “Novi” me “Diem” sapo të merret miratimi rregullator.
Çfarë do të thotë largimi i tij për projektin në përgjithësi është i paqartë. Largimi i Markus vjen gjithashtu një ditë pasi përkrahësi i tij i kriptovalutës Jack Dorsey dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryeshef ekzekutiv i Twitter.
Ndryshe, David Marcus ka qenë fytyra publike më e lidhur me planet e Facebook për një monedhë të qëndrueshme. Që kur Facebook publikoi një letër të bardhë për kriptovalutën e tij Libra në qershor 2019, ajo ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme. Libra tani kaloi në “Diem”, ndërsa portofoli i “Calibra” në “Novi”. Kjo e fundit është bërë më e interesuar të eksplorojë kriptovaluta të tjera.
Top Channel