Tre doza ndalin virusin Omicron/ EMA: Vazhdoni vaksinohuni, edhe me variantin e ri japin mbrojtje

01/12/2021 01:21
Foto ilustruese

Të dhënat e para të studimit tregojnë se me tre doza të vaksinës Pfizer je plotësisht i mbrojtur nga variant i ri i koronavirusit Omnicron. Kjo ishte deklarata e ministrit të shëndetësisë të Izraelit Nitzan Horowitz. Ai tha se situata është në kontroll të plotë, dhe se nuk ka vend për panik.

Ai shtoi se ne po e prisnim një variant të ri, dhe tani jemi gati.Ndërkohë edhe Agjencia Europiane e Barnave(EMA) konfirmon se varianti i ri i Covid, Omicron luftohet nga vaksinat që janë miratuar nga EMA.

“Nga të dhënat që kemi deri më tani për Omicron vaksinat e autorizuara janë efikase dhe vazhdojnë të shpëtojnë jetën, por dhe të evitojnë rastet e rënda të sëmundjes. Pavarësisht se variant i ri i Covid përhapet më shpejt vaksinat që kemi do vazhdojnë të na mbrojnë”. Kjo ishte deklarata e drejtores ekzekutive të EMA, Emer Cooke, e cila mbajti një fjalim në Parlamentin Europian. Ajo shtoi se duhet të rritet numri i të vaksinuarve me dozat e treta duke parë se imuniteti dobësohet me kalimin e kohës.

Ndërkohë afrimi i festave ka futur në ankth miliona europianë ku variant i ri i koronavorusit Omicron duke se ka mbërritur më herët nga ç’ dinim deri tani, pasi Holanda thotë se ka gjetur të infektuar të 11 ditëve më parë. Në Itali janë zbuluar raste të reja dhe ministria e Shëndetësisë lëshoi një qarkore për rregulla më të rrepta në shkollë, klasat do futen në karantinë që me rastin e parë të infektimit.

Ndërkohë edhe në vende të tjera të Europës autoritetet po provojnë gjithçka për të detyruar qytetarët të vaksinohen. Në Austri do të vendoset gjobë deri 7 200 euro për të pavaksinuarit. Ndërkohë dhe bursat në Europë kanë rënë përsëri për shkak të variantit Omicron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA