Rënia e avionit në Lituani, prerja e kabllove në Baltik! Luftë hibride e Rusisë?
29/11 12:26
Franca vazhdon raporton shifra të larta infektimesh. Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit në Francë u regjistruan 8 mijë e 279 raste të reja.
Shifrat e fundit e çuan numrin total të infektimeve në mbi 7.77 milionë, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 119 mijë e 16, ku 103 u regjistruan vetëm 24 orët e fundit.
Gjithsej 9.860 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në spitale, ndërsa numri i pacientëve në gjendje kritike është 1.749.
Më shumë se 51,93 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para të një vaksine, ndërsa mbi 50,84 milionë janë vaksinuar plotësisht, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë. Franca gjithashtu ka dhënë dozën e tretë përforcuese për më shumë se 7,29 milionë njerëz.
Top Channel