Mediat greke thonë se vendi ynë fqinj është pajisur me dhjetëra mjetë të reja të blinduara nga SHBA.
Sipas tyre, mjetet e para “M1117 Guardian” kanë mbërritur tashmë në Athinë, ku do të prezantohen zyrtarisht këtë javë përmes një ceremonie me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ushtria greke duhet të marrë në total 1200 pajisje të tilla në bazë të programit Excess Defense Articles, të njohur ndryshe si EDA.
Shtypi grek thotë se M1117-tat e para nuk janë përdorur në operacione luftarake dhe kanë mbërritur pa armatime.
Deri në fund të këtij viti, në Greqi pritet të dërgohen 450 mjete të tilla ndërsa dërgesa e plotë duhet të përfundojë në prill të vitit 2022. Athina do të paguajë 102 milionë dollarë si kosto transporti dhe inspektimi.
Turqia u ankua sakaq për aksione provokuese nga ana e grekëve, duke u ankuar se forcat e Athinës kanë kryer sipas saj 2.321 shkelje në ishujt e çmilitarizuar në Mesdheun Lindor.
Ankaraja thotë se pala greke po vazhdon t`i përshkallëzojë tensionet duke i shpërfillur krejtësisht thirrjet e saj për dialog.
Top Channel