Rivënia ne skenë e veprës “Prefekti” si dhe evokimi i figurës së diktatorit Enver Hoxha nga deputeti socialist Bujar Çela nxiti demokratët që të propozonin në Kuvend ndalimin me ligj te filmave te realizmit socialist.
Jo vetëm në kinematografi, demokratët kërkuan edhe rishikimin e teksteve shkollore. Socialisti Petro Koçi u shpreh parimisht dakord me propozimin e opozitareve për filmat e kohës së komunizmit teksa u kujdes të theksonte se mendimi i tij ishte personal dhe jo në emër të grupit.
Anëtarët demokrat të Komisonit të Medias i kërkuan socialistëve distancim nga qëndrimet e deputetit Bujar Çela. E njëjta kërkesë u përsërit edhe tek Siguria. Kryetari Nasip Naço bëri me dije se kishte përjashtuar ligjvënësin nga grupi i Whatsapp ku u shënua edhe incidenti me foton e diktatorit ndërsa masat disiplinore do të jepet nga Komisionit të Etikës.
Top Channel