OBSH: Vaksinat ekzistuese kundër Covid-19, luftojnë mutacionin Omicron

01/12/2021 18:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk ka të dhëna për të ndryshuar vaksinat ekzistuese të koronavirusit edhe pas shfaqjes së llojit të ri Omicron. Dyshimet, se a do t’i përgjigjeshin dot vaksinat e krijuara deri më tani, lindën që në ditët e para të shfaqjes së versionit të ri, i cili u konsiderua disa herë më ngjitës së varianti Delta.

Edhe pas dy javësh që u nevojiten për të testuar dhe monitoruar mutacionin e ri, OBSH ka paralajmëruar se lloji i ri i koronavirusit mund të përhapet në të gjithë botën, ndërsa nuk ka munguar apeli i vazhdueshëm ndaj qytetarëve për t’u vaksinuar.

Megjithatë, duke filluar nga dita e sotme lajmet e publikuara nga Forumi Botëror në Gjenevë, i organizuar nga OBSH, kanë treguar se vaksinat ekzistuese ndikojnë në parandalimin e Omicron.

OBSH, për këtë arsye, nuk e konsideron si të nevojshme krijimin e vaksinave të reja, pasi kompanitë farmaceutike duhet të realizojnë vetëm disa ndryshime të vogla në përbërjen e preparateve të zhvilluara.

Nisur nga ky sfond, Presidenti i Komisionit Evropian ka vazhduar t’u bëjë thirrje qytetarëve dhe vendeve që të marrin masa për t’u vaksinuar sa më parë kundër koronavirusit.

Ursula von der Leyen theksoi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të shqyrtojnë dhe diskutojnë mundësitë për ta shndërruar vaksinimin kundër koronavirusit si një masë të detyrueshme për popullsinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA