Kina është duke lansuar një fushatë agresive për të promovuar gjuhën Mandarine, duke thënë se 85 për qind e qytetarëve do të përdorin gjuhën kombëtare deri më 2025.
Ky vendim mund të rrezikojë dialeketet rajonale kineze siç janë Kantonese dhe Hokkein, ashtu sikurse gjuhët e minoriteteve sikurse tibetiane, mongole dhe ujgure.
Në vendimin e Këshillit Shtetëror në Kinë, është thënë se përdorimi i dialektit Mandarin apo “gjuhës së përbashkët”, nuk është i balancuar dhe duhet të përmirësohet për të përmbushur kërkesat e ekonomisë moderne.
Kritikët kanë shfaqur pakënaqësi për këto ndryshime në sistemin e edukimit dhe sektorin e punësimit, duke thënë se mund të zhdukë rolin e gjuhëve të minoriteteve.
Sipas tyre, kjo fushatë synon të shkatërrojë kulturat që nuk janë të njëjta me grupin etnik dominant, Han.
Përveç vitit 2025, në politikat e reja është thënë se deri më 2035, dialekti Mandarin do të bëhet universal në zonat rurale, përfshirë ato me minoritete.
Top Channel