Policia shkencore nuk i ka mbyllur ende ekspertizat ndaj dhjetëra armëve të bllokuara në disa baza municionesh në kryeqytet që dyshohet se përdoreshin për të furnizuar grupet kriminale.

Autoritetet i zbuluan vatrat e armatimit në krye të këtij viti sapo gargantuan të dhëna nga dy bashkëpunëtorët e drejtësisë Ermond dhe Enver Jamaku, që kanë përmendur shumë emra , por ende nuk është provuar se ata vepronin si një grup i vetëm.

Dy kushërinjtë e penduar Jamaku, që janë po ashtu nën hetim në të njëjtën dosje me 14 të dyshuar të tjerë treguan se si disa nga anëtarët ishin siguruesit e armëve dhe trafikantët e tyre dhe të tjerët, porositës vrasjesh që mbeten të tentativave të tilla si planet kundër Domart Konjarit, ndaj Artan Bylykut, Paulin Paplekës dhe më e fundit shpërthimi me tritol që synoi të eliminonte Gjon Menen.

Ndërkohë, ndaj të dyshuarve që përmendet në dosje ka nisur edhe hetimi pasuror.

Të parit që i është rënë në gjurmë të pasurive është shtetasi Paulin Shera që dyshohet se paratë i investoi në troje dhe apartamente.

Megjithatë pjesa më e vështirë e SPAK është që të mbajë deri në fund të hetimit në të njëjtën dosje poseduesit e armëve dhe porositësit e atentateve, familjarët e të cilëve janë po ashtu nën kontrollin pasuror.

Gjithë të implikuarit në bazat e municioneve prej nga ku modifikoheshin armë dhe trafikoheshin deri më tani akuza të rënda nga grupi kriminal, vrasjet me paramendim të mbetura në tentativë dhe shkatërrim prone me eksploziv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA