Iliri ka një mision të rëndësishëm që i është ngarkuar nga “Vëllai i Madh”.
Ai duhet të provokojë disa prej banorëve, dhe për këtë arsye fjalori, batutat dhe sjellja e tij kanë qenë të çuditshme ditën e sotme.
Njëri nga banorët që u kthye në “viktimën” e tij ishte edhe Monika.
Ai i kërkoi asaj vazhdimisht që të ndryshojë grimin pasi paraqitja e saj nuk ishte aspak e mirë.
“Je shumë keq pa make-up. Realisht duhet të shkosh të lyhesh menjëherë. Po të duash të ndihmoj unë pastaj që të lyhesh, të të bëj edhe një masash pastaj. Po ta këshilloj miqësisht që të bësh menjëherë make-up sepse po dukesh shumë shumë keq”,- tha ai.
Nga ana tjetër, Monika u përpoq të mos i kushtonte rëndësi kësaj deklarate duke lënë të hapur opsionin e grimimit nga ana e Ilirit.
“Meqë nuk të dukem e bukur mund të vish pastaj dhe të më lyhesh siç dëshiron. Jam e hapur të ta jap këtë kënaqësi”,- tha ajo.
Top Channel