Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Durrës ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin F. B., 18 vjeç, banues në Gramsh dhe u procedua penalisht shtetasi F. B., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në ambientin ku qëndronin, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 grirëse lënde narkotike, nje sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një dorezë metalike.
Një 29-vjeçar u vu në pranga për veprën penale “Dhuna në familje”. Bëhet fjalë për shtetasin V. Xh., 39 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Peqin, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel