ARRSH bllokon daljet e parregullta në Rotondon e Çermës/ Banorët kundër: Të bëhet rrugë dytësore

01/12/2021 15:28

ARRSh dhe IKMT njoftuan sot bllokimin e të gjitha daljeve të pa rregullta përgjatë aksit rrugor Rotondo e Çermës – Lushnjë.

Qëllimi është ulja e aksidenteve që ndodhin për shkak të këtyre daljeve. Banorëve dhe bizneseve përgjatë këtij aksi i është kërkuar që të aplikojnë pranë ARRSH për leje që të dalin në autostradë.

Por, banorët thonë se kjo nuk është zgjidhje, pasi edhe nëse do të kenë leje, dalja në autostradë do të jetë e njëjtë.

Ata propozojnë ndërtimin e rrugës dytësore nga të dyja anët, prandaj edhe kanë përpiluar një peticion në adresë të kryeministrit dhe deputetëve të Lushnjës për këtë gjë.

Mbyllja e menjëhershme e këtyre daljeve do të izolojë me qindra biznese dhe familje përgjatë këtij aksi rrugor.
Nëse ky problem nuk do marrë zgjidhje banorët do të protestojnë deri në bllokimim e rrugës.

Top Channel