91 raste të reja me HIV AIDS/ Mjekët: Rastet janë zbuluar gjatë kontrolleve vullnetare, shumica meshkuj

01/12/2021 20:49

Shqipëria ka një numër të ulët të personave me HIV/AIDS, por gjatë këtij viti të pandemisë së Covid-19 janë konstatuar 91 raste të reja. Pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj dhe kryesisht ata që kryejnë marrëdhënie homoseksuale dhe të pambrojtura.

Raste të reja pozitive me HIV dalin zakonisht pas testimeve vullnetare por këtë vit, me vështirësinë që shkaktoi pandemia për të gjithë, pjesa më e madhe e tyre janë referuar nga klinika të tjera mjekësore.

Që nga rasti i parë i diagnostikuar me HIV në vitin ’93, në Shqipëri janë diagonstikuar 1493 persona, nga të cilët 47 fëmijë. Vetëm gjatë vitit 2021 kanë humbur jetën 10 pacientë, 5 prej tyre raste të reja, të cilët e kanë mësuar vonë sëmundjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA