112 vite më parë trojet e shqiptarisë përballeshin me sfidën e mësimit dhe përçimit të gjuhës amtare si themeli i identitetit të një kombi.
Normalja e Elbasanit hapi dyert në vitit 1909 përballë kësaj sfide për të përgatitur mësues që më pas do të niseshin për të përçuar dijen në të gjitha trojet shqiptare. Nxënësit që pasuan në Normalen e Elbasanit ende kujtojnë me nostalgji se si kjo ishte shkolla e të gjithë Shqipërisë.
Sot duket se Shqipëria po përballet me një tjetër krizë të arsimit. Ndërsa degët e mësuesisë po zbrazen, Ministria e Arsimit ka vënë obligimin që vetëm nxënësit e shkëlqyer të jenë mësuesit e ardhshëm, ata që do të mbajnë përgjegjësinë e madhe të edukimit të brezave.
Elbasani krenohet me traditat e tij në arsimin dhe kulturën kombëtare, krenari e cila shtron edhe detyrimin që këto tradita të përçohen më tej.
Top Channel