23/12 21:18
Drejtuesit e Manchester City po punojnë në disa fronte.
Pep Guardiola ka nevojë për një mesfushor dhe së fundmi ka dalë në skenë emri i Luka Modric, i cili po luan sezonin e fundit me Real Madrid.
Jo vetëm merkato, pasi drejtuesit e kampionëve të Anglisë po përgatisin rinovimin me një nga titullarët e skuadrës së drejtuar nga trajneri spanjoll.
Ai është Riyad Mahrez, i cili është pjesë e “Cityzens” prej verës së vitit 2018. Sulmuesi i djathtë algjerian ka kontratë deri në 2023, por bashkëpunimi do të zgjatet.
Bisedimet me agjentin e lojtarit kanë nisur dhe City do t’i dhurojë një kontratë deri në vitin 2025 lojtarit 30-vjeçar, i cili këtë sezon numëron 8 gola dhe 3 asiste.
Top Channel