Petku i bardhë i borës ‘vesh’ Bulqizën, shumica e rrugëve të kalueshme me zinxhir
30/11/2021 09:42
I gjithë rrethi i Bulqizës është mbuluar nga petku i bardhë i dëborës.
Reshjet e dëborës janë shoqëruar me ulje të temperaturave dhe erë të forte. Aktualisht aksi Bulqizë- Peshkopi është i kalueshëm pa zinxhir.
Edhe në Bulqizë-Milot kalohet pa zinxhir. Në Bulqizë-Krastë kërkohet zinxhir në disa segmente për shkak të terrenit të vështirë.
Rrugët rurale të njësive Ostren, Martanesh, Trebisht, Zerqan, Shupenz, Fushë Bulqizë duhet të kalohen me zinxhir.
Ndërkohë trashësia e dëborës në njësitë administrative vijon nga 15 cm deri në 25 cm, ndërsa në qytet trashësia e dëborës 10 cm. Për momentin, nuk raportohet për fshatra te bllokuar.
Top Channel