Lionel Messi ja doli të fitonte Topit e tij të 7-të të Artë në karrierë pasi mposhti me një diferencë të vogël pikësh Robert Lewandowskin i cili ndoshta e meritonte më shumë se argjentinasi këtë çmim.
Leo Messi është e uruar edhe nga legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele i cili me një postim në rrjetet sociale në një farë mënyre ka përdorur edhe doza ironie.
“Urime, Leo Messi, për një tjetër Top të Artë. Pa dyshim që është një nderim i drejtë për një talent të çuditshëm. Shtatë herë, faleminderit shumë!“, deklaroi kampioni i trefishtë i botës (1958, 1962 dhe 1970) në rrjetet sociale.
Pele 81-vjeçar edhe pse fitoi gjithçka me Brazilin por edhe klubin e tij të famshëm Santos, nuk fitoi asnjë Top të Artë në karrierën e tij të ndritur pasi në atë periudhë ky çmim prestigjioz jepej vetëm për lojtarët europianë.
Top Channel