Futboll para Papa Françeskut, merr pjesë edhe trajneri Edoardo Reja dhe Igli Tare

30/11/2021 15:37

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka marrë pjesë në një event me karakter bamirës të organizuar me iniciativën e Papa Françeskut dhe në kujdesin e Vatikanit dhe klubit të Lacios.

Në qendrën sportive të k[tij klubi, Formelo, është zhvilluar ndeshja “Të gjithë vëllezër” e ku përballë u vunë një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Romëve, që kishte për drejtues të kësaj ndeshjeje trajnerin Mauricio Sarrin dhe përfaqësuesja e Vatikanit, që kishte për trajner pikërisht numrin 1 të stoli kuqezi Edoardo Reja.

Arbitër i ndeshjes ishte sulmuesi i mirënjohur i Lacios dhe Italisë, Ciro Immobile. Të dyja skuadrat, në vigjilje të sfidës, u pritën në një audiencë nga

Papa Françeku në Vatikan së bashku edhe me një delegacion të Lacios të kryesuar nga presidenti Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare.

Qëllimi i kësaj miqësoreje ishte për të grumbulluar fonde për të mbështetur projektin “Një shkelm përjashtimit”, të promovuar nga dioqeza e Romës për të ndihmuar përfshirjen e romëve e të shtresave vulnerabël si edhe lufta kundër të gjitha formave të margjinalizimit apo diskriminimit.
Skuadra e Papës, që drejtohej nga Edy Reja, ishte e përbërë nga pjesëtarë të gardës zvicerane, nëpunës të Vatikanit, priftërinj, etj.

“Ishte në event i rëndësishëm. Mora një ftesë nga presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, i cili u tregua i gatshëm për të ngritur strukturën e nevojshme sportive dhe për të organizuar këtë miqësore. Sigurisht, e pranova ftesën dhe u ndjeva mirë që u ktheva për një vizitë në ish-klubin tim, sepse që pas largimit tim nga Lacio nuk kisha qenë më aty”, – tha Reja në prononcimin e tij për këtë ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA