E rëndë në Greqi/ Djali ther me thikë nënën, plagos gjyshen

30/11/2021 12:13

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur, mëngjesin e kësaj të marte, në Greqi, në Agrinio. Mediat fqinje raportojnë se një 35-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa ka plagosur edhe gjyshen.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në zonën e spitalit të vjetër dhe aktualisht në vendngjarje ndodhen forca policore dhe grupi i ekspertizës.

Burime për mediat greke thonë se Policia është njoftuar nga gjyshja e plagosur e autorit të dyshuar, e cila edhe pse e gjakosur ka gjetur forcën dhe ka thirrur Autoritetet.

Policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar dhe janë duke vijuar veprimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Top Channel