Pas alarmit të sotëm për bombë në afërsi të Teatrit Kombëtar, shfaqja e paraparë për sonte është anuluar.

Teatrit Kombëtar ka bërë të ditur se të gjithë ata që kanë marrë biletat online për shfaqjen e sotme do t’iu kthehen paratë.

Ndërkohë policia ka evakuuar zonën për rreth Teatrit dhe Ministrisë së Jashtme.

Në këtë zonë është vërejtur prani e shtuar e forcave policore, ndërsa për pak kohë ishte e bllokuar për qarkullim rruga që çon në Ministrinë e Jashtme.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore ka informuar opinionin se vepron pas denoncimeve për sulm, pasi që një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.

Sipas MPB-së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve dhe menjëherë pasi të përfundojnë kontrollet dhe besueshmërinë e informacioneve do ta informojmë opinionin.

MPB apelon qytetarët që të jetë të qetë. Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga ndërtesat për rreth./AlsatM

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA