MPB e Maqedonisë Veriore apelon qytetarët që të jenë të qetë dhe të mos përhapin panik, pasi sipas saj, çdo gjë është nën kontroll. Sipas MPB-së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve të këtilla.
Ministria e Punëve të Brendshme më herët informoi se veproi pas denoncimeve për sulm, pasi një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.
Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga godinat përreth.
Pas alarmit të sotëm për bombë në afërsi të Teatrit Kombëtar, shfaqja e paraparë për sonte është anuluar.
Teatri Kombëtar ka bërë të ditur se të gjithë ata që kanë marrë biletat online për shfaqjen e sotme do t’iu kthehen paratë. /AlsatM
Top Channel