Vrasja e ish-kreut të komunës së Velipojës, Alibeaj: Policia është kthyer në shërbim funeral/ Ja si e mban mend Paskal Milo, Pashko Ujkën

29/11/2021 22:08

Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe profesori Paskal Milo kanë folur në emisionin “Open” për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Shkodër, ku u vra ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Alibeaj drejton gishtin nga Policia e Shtetit, që nuk bën punën si duhet, ndërsa thotë se ky institucion është kthyer në një shërbim funeral!

“Fatkeqësisht polici është kthyer në një shërbim funeral, shkon edhe mbledh viktimat pasi ngjarjet ndodhin dhe asnjë aftësi për të parandaluar raste të tilla, aq më tepër që ka më shumë se 2 apo tre herë që ka ndodhur tentativë. Së paku një herë në tre ditë fatkeqësisht në këtë vend, e vemtja që mbetet për tu diskutuar është lehtësia më të cilën tërhiqet këmbëza e pistoletës. Ka kaq shumë ngjarje kriminale që ndodhin në çdo anë të territorit, dhe nuk ka asnjë lloj frike ndaj ligjit, kjo tregon gjendjen e vërtetë të krimit, rendit dhe sigurisë”, tha Alibeaj.

Ndërkaq, Paskal Milo tregon se si e mban mend viktimën, për të cilën thotë se ka qenë një njeri i komunikueshëm dhe nuk ka ngritur kurrë zërin!

“E kam njohur 4-vjeçarin që ka qenë në parlament, përshtypja ime ka qenë që një burrë i urtë në parlament dhe nuk mbaj mend të ketë ngritur zërin dhe ka qenë i shoqërueshëm. Përpiqej dhe e kishte mirë me të gjithë, kaq mbaj mend prej tij”, tha Milo.

Si ndodhi ngjarja?

Ujka u plagos me armë zjarri me silenciator rreth orës 19:00, mbrëmjen e kësaj të hëne (29 nëntor 2021) teksa shëtiste me bashkëshorten e tij dhe fatkeqësisht humbi jetën në spital pasi nuk mundi ti shpëtonte plagëve të marra.
Bashkëshortja tha në dëshminë e saj se nuk ka dëgjuar të shtëna, por ka kuptuar çfarë ka ndodhur vetëm kur ka parë bashkëshortin të mbuluar në gjak.

Po ashtu e pyetur për identitetin e autorit, ajo ka thënë se nuk e ka parë dhe për këtë arsye nuk mund të japë të dhëna për identikitin e tij.

Së fundmi ish-deputeti mësohet se ishte duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe e kishte bërë rutinë që në atë orar të ditës të bënte shëtitje në lulishte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA