U rendit i 6-ti, Ronaldo “nxjerr vrerë” ndaj kryeredaktorit të France Football!

29/11/2021 22:49

Cristiano Ronaldo shfryn ndaj France Football dhe më konkretisht ndaj kryeredaktorit të revistës franceze Pascal Ferre me këtë të fundit që në një intervistë kishte deklaruar se fiksimi i CR7 është të fitojë një Top të Artë më shumë se Lionel Messi në karrierë. Ronaldo nuk është aspak dakort me këtë deklaratë dhe ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale. Në garën për Topin e Artë për vitin 2021, Cristiano Ronaldo u rendit në vendin e 6-të.

“Rezultati i sotëm shpjegon pse Pascal Ferre tha që unë i kisha treguar se ambicia ime e vetme ishte të fitoja me shumë Topa të Artë në karrierë se Lionel Mesi. Pascal Ferre gënjen. Ai përdori emrin tim për të promovuar veten e tij dhe profesionin që ai bën. Është e papranueshme që një person i cili është përgjegjës për dhënien e një çmimi kaq prestigjioz të gënjejë kështu. Është një mungesë respekti totale. Gjithashtu gënjeu duke justifikuar mungesën time në ceremoni, si pasojë e rregullave të karantinës që nuk kanë arsye të ekzistojnë.

Dua të përgëzoj këdo që e fiton sepse unë e kam mbështetur karrierën time tek loja e pastër. Unë fitoj për veten dhe jo për të tjerët. Ambicia ime më e madhe është që të fitojë titujt më prestigjioz me klubin dhe kombëtaren time. Dua të jem shembull për ata që duan të bëhen futbollistë. Dua që emri im të shkruhet me germa të arta në historinë e futbollit.E përmbyll shkrimin tim duke thënë që fokusi im është tek ndeshja e radhës me Manchester United. Pjesa tjetër? Le të mbetet ashtu”, shkuan Ronaldo në postimin e tij./ SS

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA