Topi i Artë/ Çudirat e France Football, renditja nga vendi i 11-të në të 30-in është një absurditet!

29/11/2021 20:14

Pas rreth 1 ore do të nisë cermonia e Topit të Artë 2021 në Paris dhe France Football po vazhdon të zbulojë renditjen e 30 të nominuarve për këtë çmim. Për momentin është zbuluar renditja e 20 emrave të parë nga vendi i 11-të në të 30-in. Erling Haaland sulmuesi i Borussias së Dortmundit pozicionohet i 11-ti i ndjekur nga Romelu Lukaku, Giorgio Chiellini e Leonardo Bonucci. Vendi i 15-të për Raheem Sterling ndërsa Neymar Jr pozicionohet i 16-ti.

Shumë absurditet ka në këtë renditje të publikuar nga France Football ku nuk kuptohet aspak kriteret e përzgjedhjes sidomos kur shikon që një si Lautaro Martinez që fitoi Serie A me Interin dhe Copa America me Argjentinën duke qenë përcaktues ndan vendin e 21-të me Bruno Fernandes që të vetmen që gjë që bëri me Manchester United ishte se shënoi pjesën më të madhe të penalltive që iu servirën.

Habi përbën gjithashtu fakti që Neymar që ka qenë inekzistent në vitin 2021 qëndron para Luis Suarez që udhëhoqi Atletico Madrid drejt titullit kampion në La Liga apo Nicolo Barella kampion i Italisë me Interin dhe kampion Europe me Italinë pozicionohet në vendin e 26-të bashkë me Ruben Dias të Manchester City-t dhe Gerard Morenon e Villareal.

Klasifikimi në kohë reale:

29) Cesar Azpilicueta, Chelsea; Luka Modric, Real Madrid

26) Nicolò Barella, Inter; Ruben Dias, Manchester City; Gerard Moreno, Villarreal

25) Phil Foden, Manchester City

24) Pedri, Barcellona

23) Harry Kane, Tottenham

21) Lautaro Martinez, Inter; Bruno Fernandes, Manchester United

20) Riyad Mahrez, Manchester City

19) Mason Mount, Chelsea

18) Simon Kjaer, Milan

17) Luis Suarez, Atletico Madrid

16) Neymar, Paris Saint Germain

15) Raheem Sterling, Manchester City

14) Leonardo Bonucci, Juventus

13) Giorgio Chiellini, Juventus

12) Romelu Lukaku, Inter/Chelsea

11) Erling Haaland, Borussia Dortmund

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA