Refugjatët u mbytën në det/ Historia e irakianes që kërkonte me ngulm të shkonte tek i fejuari në Britani

29/11/2021 12:51

Një familje në verilindje të Irakut, po mbajnë zi për vajzën e tyre, Maryam Nuri Hama Amin, e cila u mbyt në përpjekje për të arritur tek i fejuari i saj në Angli.

Ajo ishte një nga 27 refugjatët të cilët u mbytën afër portit francez Calais, në tragjedinë më të madhe që nga viti 2018 kur një fluks i madh emigrantësh po kalonin kanalin pë Angli.

Nuk kemi asnjë informacion për njerëzit që i premtuan të kalojnë kanalin”, u shpreh babai i saj. Mariam ishte në të 20-tat e saj dhe dëshpërimisht kërkonte të shkonte në Angli ku e priste i fejuari me origjina nga Iraku, por emigrant prej vitesh.

Karzan i fejuari i vajzës ishte njeriu që lajmëro familjen për vdekjen e vajzës dhe ishte në telefon duke folur gjatë udhëtimit të saj në anije.

Pak pasi ishte nisur nga Franca babai i saj kishte folur për orë të tëra me të. “Ajo ishte e kënaqur dhe e relaksuar , teksa qëndronte në një hotel në Francë. Plot ëndrra për të ardhmen”.

Që nga fundosja e anijes, trupat e pasagjerëve janë mbajtur në një morg në Francë. Zyrtarisht, asgjë nuk është lëshuar në lidhje me identitetin e 17 burrave, 7 rave dhe tre të miturve.

Por, në shtëpinë e Maryam njerëzit janë mbledhur për të mbajtur zinë dhe shprehur ngushëllime.

Maryam ishte vetëm një nga mijëra të rinjtë që janë larguar nga vendi muajt e fundit për shkak të destabilitetit politik në vend. Mijëra emigrantë, shumica kurdë nga Iraku kanë mbetur në kufirin e Bjellorusisë në përpjekje për të kaluar në Poloni dhe më pas në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA