“Qeveria e tamtameve”/ Ish-deputeti nxjerr pamjet: Qindra qytetarë bllokohen në rrugën e Arbrit

29/11/2021 18:33

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka publikuar video nga rruga e sapo hapur e Arbrit. Përmes një shënimi në facebook, i thotë se bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit, për shkak të reshjeve të breshërit, ka krijuar kaos dhe pasiguri.

Ai shprehet se aktualisht me qindra qytetarë janë bllokuar në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).

Gjunkshi i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve.

Postimi i plotë:

Bllokimi i Rrugës së sapo hapur të Arbrit krijon kaos dhe pasiguri

Me padurim e pritën sot Dibranët hapjen e Rrugës së Arbrit dhe ashtu sikurse shumëkush edhe unë si Dibran do doja të ndihesha i gëzuar që u arrit të hapej një segment I rrugës. Por, nuk mjaftuan vetëm disa orë nga inagurimi pompoz i 350 milionë Eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.

Me qindra qytetarë janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos).

Kjo është Qeveria e Shoë-ve e reklamave dhe tamtameve.

Qeveria të marre masa urgjente dhe të garantojë sigurinë e jetës të qindra qytetarëve, familjareve të cilët po qëndrojnë në kushte mjaft të  vështira të dëborës, ngricës dhe acarit.

#Kohapërveprim

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA