Moti i keq ka mbërthyer ditët e fundit gjirin e Durrësit.
Këtë fundjavë, qyteti bregdetar është karakterizuar nga moti i keq, pas një periudhe të gjatë me mot të qëndrueshëm, që vazhdonte të tërhiqte pushues nga Kosova dhe bota.
Reshjet e shiut dhe era me drejtim jug-perëndim, me shpejtësi deri 12 milje në orë e kanë zbehur atmosferën e Festave të Nëntorit. Bregdeti ka qenë thuajse i braktisur nga vizitorët.
Në Gjirin e Durrësit deti regjistron forcën 5 ballë, ndërsa në det të hapur 7 ballë.
Lundrimet aktualisht janë pezulluar deri në një njoftim të dytë për të gjithë flotën e peshkimit dhe anijet e tonazhit të vogël, ndërsa lundrimi i trageteve vijon normalisht. Këtë mëngjes, dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në kohë.
Top Channel