Messi, Lewandowski apo Jorginho? Dani Alves ka një tjetër emër për fituesin e Topit të Artë

29/11/2021 17:21

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:30 në Paris do të zhvillohet ceremonia e Topit të Artë. Një vlerësim shumë prestigjioz për futbollistin që ia del ta fitojë, teksa këtë sezon tre emrat më të mundshëm për të triumfuar janë Lionel Messi, Robert Leëandovski dhe Jorginho.

Megjithatë, për Dani Alves fituesi i Topit të Artë mund të ishte dikush tjetër, teksa braziliani që u rikthye te Barcelona thekson se çmimin e meriton Christian Eriksen, si për t’i dhënë një mesazh botës së futbollit për shkak të asaj që i ndodhi mesfushorit në Europian.

“Për mua këtë herë Topin e Artë e Meriton Christian Eriksen, për të gjithë atë se çfarë i ndodhi. Do të ishte një mesazh i fortë për të gjithë botën e futbollit, njerëzit do të bëheshin më të përgjegjshëm. Dihet se Messi është më i miri, ka qenë më i miri për 20 vite. Por, për të gjithë do të ishte bukur që Topin e Artë ta fitonte Eriksen”, u shpreh Dani Alves./ SS

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA